Katy Perry publikon fotografi e veshur si një vaksinë

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 15:42
Katy Perry publikon fotografi e veshur si një vaksinë

Për Halloween, personazhet e famshëm u përpoqën të visheshin në mënyrën më qesharake dhe të frikshme të mundshme. Megjithatë, duke pasur parasysh rrezikun e Covid-19, Katy Perry dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom zgjodhën të përcillnin një mesazh duke përdorur këtë festë.

Këngëtarja u vesh si një shiringë ndërsa Bloom si mjek për festën e Halloween-it të këtij viti. Çifti gjithashtu mbante maska ​​​​për fytyrën për të theksuar rëndësinë e pandemisë. Perry ndau fotot në rrjete sociale, krahas së cilave shkroi: “Qëndroni të sigurt djema”.

Perry dhe Bloom kanë qenë të lidhur që nga viti 2016. Pasi e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për disa kohë, të dy u zyrtarizuan në Instagram në të njëjtin vit. Perry gjithashtu njoftoi shtatzëninë e saj në Mars 2020 dhe lindi vajzën Daisy Dove në Gusht.

Image


(Kosova Sot Online)