Ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialeve turke! Shqiptarët e njohin për rolin e saj në “Kuzey Guney”

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 10:34
Ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialeve turke! Shqiptarët e njohin për rolin e saj në “Kuzey Guney”

Ka vdekur aktorja e mirënjohur turke, Semra Dinçer.

Artistja, e cila luftonte prej vitesh me kancerin në mushkëri, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga Haluk Levent përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Vuante nga kanceri në mushkëri. Prej dy vitesh. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në postim.

Kush ishte Semra Dinçer?

Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi” – ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.

(Kosova Sot Online)