Ky veprim i Ylli Limanit na bëri të kuptojmë dashurinë e tij të madhe për muzikën

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 10:46
Ky veprim i Ylli Limanit na bëri të kuptojmë dashurinë e tij të madhe për muzikën

Ylli Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën. Për shkak të zhanrit që lëvron, Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa pasur një videoklip.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here detaje nga jeta e tij. Së fundmi, artisti ka tërhequr vëmendjen me disa postime në “InstaStory” ku shihet se po bën një tatuazh.

Ylli është paraqitur si fans i tatuazheve dhe  tatuazh të ri në trupin e tij shihet qartë se ka lidhje me muzikën.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, ai dha lajme të mira për të gjithë fansat e tij pasi u shpreh se  do të sjellë edhe projekte të tjera të tij dhe po ashtu tha se po punon për albumin e ri.

“Ndoshta do të ketë. Jemi në finalizim të disa këngëve. Pak a shumë ca kanë ndihmuar edhe këto koncertet e verës është me pa ku jemi me demo që i kemi punuar gjatë pandemisë, sepse ndërron tendenca. Do të ketë shumë projekte të reja. Albumi ka dy vjet që ka filluar të punohet,” u shpreh Ylli.

(Kosova Sot Online)