Capital T pranon urime për fejesën në foton me modelen e famshme

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 13:57
Capital T pranon urime për fejesën në foton me modelen e famshme

Reperi i njohur, Trim Ademi, i njohur si “Capital T”, ka befasuar me postimin e fundit në Facebook.

Ai e ka publikuar sërish fotografinë që e kishte realizuar muaj më parë me modelen e famshme, Adrola Dushi, për të cilën është raportuar se mund të jetë e dashura e tij.

Këto raportime i kanë mohuar dyshja në atë kohë, duke thënë se janë vetëm miq.

Kësaj fotoje, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, por ndjekësit kanë filluar ta urojnë për “fejesën”.

(Kosova Sot Online)