Para dhe pas: Kështu dukej Duda Balje para operacioneve plastike

  • 03 November 2021 - 13:13
Para dhe pas: Kështu dukej Duda Balje para operacioneve plastike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka ndryshuar me të madhe periudhën e fundit, dhe këtë e ka bërë hap pas hapi, gjoja se mos të vërehet, por kjo është e kotë.

Duda ka deklaruar shumë herë se nuk është kundër operacioneve plastike por për vete, sipas saj, nuk i kishte praktikuar.

‘’Kur unë nuk ndjehem mirë me trupin tim nuk jam kundër, sepse secila grua duhet të jetë e lumtur dhe nëse nuk je e lumtur kur e sheh veten në pasqyrë atëherë për të tjerët nuk ka rëndësi’’, tha deputetja teksa ishte e ftuar në një emision, ku shtoi se për vete nuk kishte ndërhyrje.

Mirëpo e gjitha çka tha ajo, mund të bjer poshtë me fotografitë e mëposhtme, ku shihen ndryshimet drastike të saj.

(Kosova Sot Online)