Zbulohet artistja e cila do drejtojë shfaqjen madhështore të ‘American Music Awards’

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 14:10
Zbulohet artistja e cila do drejtojë shfaqjen madhështore të ‘American Music Awards’

Një emër shumë interesant i showbizit botëror do të drejtojë “American Music Awards”

Bëhet fjalë për Cardi B, e cila ka fituar pesë çmime në “American Music Awards” dhe ka performuar disa prej evenimenteve gjatë karrierës shumëvjeçare por kësaj radhe ajo do të jetë në drejtim të ceremonisë madhështore.

Reperja është zgjedhur drejtuese e shfaqjes që do të transmetohet nga Los Angeles në “ABC” më 21 nëntor.

“Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që Cardi B do të sjellë energjinë e saj në 'American Music Awards' për herë të parë në rolin e prezantueses”, tha producenti ekzekutiv, Jesse Collins.

(Kosova Sot Online)