Rikthehet Elvana Gjata/ Bashkëpunon me reperin e famshëm shqiptar, zbulohen detaje!

  • G.G /
  • 04 November 2021 - 11:13
Rikthehet Elvana Gjata/ Bashkëpunon me reperin e famshëm shqiptar, zbulohen detaje!

Elvana Gjata dhe Capital T janë dy nga artistët më në zë të muzikës shqiptare dhe sigurisht një bashkëpunim mes tyre e ka të sigurt suksesin.

Jo një, por dy këngë kanë sjellë së bashku dy artistët, “Lejla” dhe “Fustani”, dhe të dyja kanë bërë namin.

Duket se ata do e përsërisin këtë me një bashkëpunim të tretë dhe sot kanë publikuar një video ku japin lajmin e madh për fansat, duke zbuluar kështu pak nga kënga, pak nga videoklipi dhe datën e publikimit.

“Flake” titullohet kënga që Elvana e Capitali do e publikojnë të premten në orën 23:59.

Nga videoklipi shihet se Elvanën do e shohim me një stil ekstravagant, duke i dhënë motorit.

(Kosova Sot Online)