Cardi B, prezantuese në ‘American Music Awards 2021’

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 18:25
Cardi B, prezantuese në ‘American Music Awards 2021’

Së  fundmi është zbuluar se reperja e njohur, Cardi B do të  jetë  prezantuese në “American Music Awards”.


Lajmi është bërë i ditur nga producenti ekzekutiv , Jesse Collins i cili tregoi gjithashtu se shfaqja do të transmetohet nga Los Angeles në ABC më 21 nëntor. Cardi B performoi “I Like It” në AMAs në 2018 me J Balvin dhe Bad Bunny dhe u bë ‘reperja e parë femër që fitoi dy herë për këngën e preferuar’. Ndërsa këtë vit, këngëtarja Olivia Rodrigo është kandidatja kryesore me shtatë nominime, duke përfshirë ‘artisten e vitit’ dhe ‘artisten e re të vitit’.

(Kosova Sot Online)