Arjola tregon pse nuk është lidhur më pas ndarjes nga bashkëshorti

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 08:50
Arjola tregon pse nuk është lidhur më pas ndarjes nga bashkëshorti

Gjatë qëndrimit në "Big Brother VIP", Arjola ka treguar shumë për jetën e saj personale, veçanërisht për ndarjen nga bashkëshorti.

Pas divorcit, Arjola nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re dhe së fundmi ka treguar se arsyeja janë fëmijët.

"Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë sime. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi është vetëm e jona, jashtë pragut të derës, po", tha Arjola.