Zëvendësoi “All I want for Christmas?”, Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje

  • G.G /
  • 05 November 2021 - 10:56
Zëvendësoi “All I want for Christmas?”, Mariah Carey sapo solli një këngë të re për Krishtlindje

Festat e fundvitit po afrojnë dhe pak javë na ndajnë tashmë edhe nga Krishtlindjet e shumëpritura. Si gjithmonë, kur afrohet kjo periudhë e vitit, mood-i ynë ndryshon dhe atmosfera bëhet më e bukur me këngët ikonike që i kemi dëgjuar ndër vite, siç është “All I want for Christmas” nga Mariah Carey.

“Make my wish come trueeee, all I want for Christmas is youuuuu…”

Po, e dimë dhe s’kemi dyshime që Mariah e ka qarë këtë hit. Por, ajo paska menduar se ka ardhur koha ta ‘zëvendësojë’.

Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie të titulluar  ‘Fall in love at Christmas’.

“Fall in Love at Christmas, do të dalë këtë të premte!” Ka shkruar Khalid në Instagram. “Jam shumë mirënjohës dhe mirënjohës që kam punuar me dy legjendat @mariahcarey & @kirkfranklin Mezi pres që të gjithë të dëgjojnë!”

Deri tani, kënga i ka kaluar 80 mijë klikime në Youtube.

Fansat e kanë dashuruar këtë projekt të ri dhe s’kanë munguar komentet në Youtube, ku shprehen se që tashmë nisi të ndihet atmosfera e Krishtlindjeve.

Madje, ata e quajnë këngëtaren Mariah Carey “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.

A do të mundet “Fall in Love At Christmas” të jetë më e pëlqyer se “All I want for Christmas”? Si mendoni ju?

(Kosova Sot Online)