Elvana Gjata dhe Capital T publikojnë bashkëpunimin më të ri "Flakë"

  • 06 November 2021 - 08:57
 Elvana Gjata dhe Capital T publikojnë bashkëpunimin më të ri

Capital T është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Kënga me titullin “Flakë” erdhi në bashkëpunim me Elvana Gjatën, ndërsa u vizuelizua edhe me videoklip,shkruan Kosova Sot Online.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i tretë mes dy artistëve, ata më parë kanë sjell këngën “Lejla” dhe “Fustani”.

Kënga e tyre e re tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e dyshes.

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë reperi solli një tjetër këngë solo “Valle” që u pëlqye nga publiku.

(Kosova Sot Online)