Pritjes i vjen fundi! Albumi i parë i Arilena Arës do të publikohet shumë shpejt

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 12:09
Pritjes i vjen fundi! Albumi i parë i Arilena Arës do të publikohet shumë shpejt

Nuk duhet të prisni më gjatë për albumin e parë të Arilena Arës, pasi dita e publikimit është pikërisht nesër.

Ka qenë vetë këngëtarja që e ka bërë të diitur lajmin me anë të një postimi në Instagram.

“Ngrini volumin dhe bëhuni gati të kërceni me ALBUMIN “POP ART”, gjejeni pak, do të publikohet NESËR!!! Jam shumë e emocionuar”, shkruan këngëtarja.

Arilena e kishte paralajmëruar albumin muaj më parë dhe kishte treguar se në të kishte shprehur gjithë ngjyrat e muzikës që janë Brenda saj.

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë.
E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!
Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkruante këngëtarja.

Kujtojmë që këngëtarja ka publikuar gjatë verës bashkëpunimin e parë me Noizy-n, i cili rezultoi një sukses i vërtetë. “Murder” rezultoi një sukses i vërtetë dhe u pëlqye shumë nga publiku. Me siguri edhe këngët e albumit të parë do të jenë një arritje për artistetn dhe shumë shpejt do të kthehen në hite.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

(Kosova Sot Online)