Prej vitesh të ndarë, por a do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës?

  • G.G /
  • 06 November 2021 - 12:21
Prej vitesh të ndarë, por a do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe pas divorcit. Ish-çifti kanë një vajzë, Renee, për të cilën bëjnë gjithçka që është e nevojshme.

Ata i kalojnë pushimet bashkë, ashtu sikurse edhe udhëtojnë në vende të ndryshme për t’u relaksuar si një familje e vërtet. Deri më tani asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë publike një lidhje të re dashurie.

Një ndër pyetjet që i bëhet më shpesh Robertit është nëse do ta ketë Norën si të ftuarën e tij në emosionin “Robi plaket kur don vet”. Këtë përgjigje e ka dhënë dje Eriona Sejdiu, bashkëprezantuesja e Robertit.

“Nora ndoshta vjen. Ku e din ti?!”, – u shpreh Eriona.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Sipas “Panorama Plus”, Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk është deklaruar publikisht për asnjë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

(Kosova Sot Online)