Lexoni edhe:
Nuk përmbahet Ryva, ekspozon goxha shumë gjoksin
Paris Hilton thuhet se ka ndryshuar vendin e dasmës së saj vetëm një javë para se ecë në altar me Carter Reum më 11 nëntor, sipas Page Six. Trashëgimtarja 40-vjeçare e hotelit tani do të thotë ‘po’ në pronën e gjyshit të saj të ndjerë Barron Hilton, në Bel-Air. Më parë ishte raportuar se ceremonia luksoze tre-ditore do të zhvillohej në Kishën Good Shepherd në Beverly Hills, megjithatë një mysafir i ftuar zbuloi se planet kishin ndryshuar tani.
“Ndryshoi rreth një javë më parë. Është ndryshuar disa herë. Fillimisht, ata do të martoheshin në kishë, por ata e ndryshuan një javë para”, tha një burim afër çiftit.
Nuk përmbahet Ryva, ekspozon goxha shumë gjoksinLexoni edhe:
Në mënyrë që të sigurohet privatësia maksimale, përveç datave të zbuluara në tetor nuk kishte vendndodhje të bërë publike edhe në ftesat të cilat u dërguan të mërkurën më 3 nëntor – gjithashtu nuk ka adresa të listuara siç thuhet.
“Ftesat e reja me email dolën të mërkurën për të konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk ka asnjë adresë të listuar”, tha burimi.
Ndërsa e gjithë puna do të filmohet për serialin e ardhshëm të “Peacock series Paris In Love”, i njëjti burim tha se xhirimet nuk do të ndalen.
Një person i brendshëm kishte thënë më parë për publikimin e planeve të dasmës:
‘Ata dërguan datën. Vendndodhja nuk përfshihej, por pritja do të jetë në shtëpinë e Barron.’
(Kosova Sot Online)