Donaldi i bëri dhuratë nga shtëpia e BBV për përvjetorin e lidhjes, reagon Bora Zemani

  • G.G /
  • 06 November 2021 - 14:13
Donaldi i bëri dhuratë nga shtëpia e BBV për përvjetorin e lidhjes, reagon Bora Zemani

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë pajtuar përfundimisht.

Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.

Ai e hoqi zingjirin që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit.

Se i ka pranuar këto dhurata ka treguar vetë Bora, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ndau një fotografi me varësen varur në qafë dhe pakon me çokollata teksa po ha një.

“Fundjave te embel ?”, ishte mbishkrimi që i vuri ajo kësaj fotoje. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

(Kosova Sot Online)