Lexoni edhe:
Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj publikojnë këngën 'Ah moj motër'
Kanye West i befasoi të gjithë pasi iu referua Kim Kardashian si “gruaja” e tij. Themeluesja e markës KKW reagoi ndaj rrëfimit të ish bashkëshortit të saj, me të cilin nisi divorcin në fillim të këtij viti. Një burim i afërt zbuloi se Kanye, i njohur tani si Ye, me të vërtetë shpreson se mund të rikthehet me Kim dhe të zgjidhin problemet mes tyre.
Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj publikojnë këngën 'Ah moj motër'Lexoni edhe:
Por Kim ka një pikëpamje tjetër se si duket e ardhmja e tyre. Burime të afërta pranë yllit televiziv janë shprehur se Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të reperit. “Ajo i di ndjenjat e tij dhe nuk mund t’i ndalojë ato. Kanye e ka të qartë që nuk do të divorcohet dhe dëshiron që ajo ta rishikojë këtë vendim.”
Megjithatë, siç vuri në dukje burimi, Kim u përpoq për një kohë të gjatë për ta bërë martesën e tyre të funksiononte, por përfundimisht nuk mundi. “Kanye ende shpreson që Kim të ndryshojë mendje, por ajo nuk është e interesuar të ribashkohet”, u shpreh burimi.
(Kosova Sot Online)