Kida vjen kaq joshëse, shfaqet në të brendshme

  • G.G /
  • 08 November 2021 - 13:24
Kida vjen kaq joshëse, shfaqet në të brendshme

Kida po vazhdon të jetë një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun.

Këngëtarja e njohur edhe në këtë sezon mbetet e angazhuar me koncerte të shumta jashtë Kosovës, saktësisht mbrëmë ajo mbajti një të tillë për bashkatdhetarët në Itali nga atje, Kida postoi edhe disa imazhe në të cilat vuri në pah fizikun e saj të kuruar, në një veshje me shumë shije.

Në fotografitë e radhës, ajo shihet e veshur e tëra në “Dior”, të brendshme me ngjyrë të zezë dhe rripa të bardhë, të kombinuar me një palë tuta sportive po ashtu me ngjyrë të bardhë.

Kida dukej e mrekullueshme me një grim të theksuar dhe flokët e gjata ngjyrë kafe, teksa vendosi edhe një orë dore nga ari.

(Kosova Sot Online)