Fifi flet për Semin: E kam marrë kudo me vete, nuk më falenderoi

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 15:18
Fifi flet për Semin: E kam marrë kudo me vete, nuk më falenderoi

Fifi ka zgjedhur që mbrëmjen e djeshme të diskutojë me Granitin mbi marrëdhënien e saj me Semin.

Ajo tregoi se dy këngëtaret kanë bashkëpunuar në një festival por pas saj raporti i tyre nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ishim në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas por unë nuk i ktheja më përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë block njëra-tjetrës.”, tha Fifi.


(Kosova Sot Online)