Angelina Jolie: Jam e kujdesshme me armët

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 16:21
Angelina Jolie: Jam e kujdesshme me armët

Angelina Jolie ka reaguar së fundmi ndaj vrasjes aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit ‘Rust’.

Në një intervistë për ‘The UK Times’ ,aktorja foli për përvojën e saj me sigurinë e armëve dhe shprehu ngushëllime për familjen e kineastes.

Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këto familje. Në këtë moment, pikëllimi dhe tragjedia e atij aksidenti është mjaft dërrmuese. Unë kam qenë gjithmonë e kujdesshme sepse më është dashur të punoj shumë me armë. Mënyra se si kam punuar apo kontrolluar kur drejtoj, ka disa procedura. Duhet ta marrësh shumë seriozisht.”,u shpreh Jolie. Megjithatë, ajo deklaroi se nuk është me mendimin se nuk duhen përdorur armë të vërteta në xhirime.

(Kosova Sot Online)