Fotot e reja të Kylie Minogue me rroba banje 'ndezin' rrjetin

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 18:42
Fotot e reja të Kylie Minogue me rroba banje 'ndezin' rrjetin

Ylli australian i estradës ka shfrytëzuar ditët e fundit të vjeshtës për të notuar në Greqi, gjë që nuk ka shpëtuar nga kamerat vigjilente të fotoreporterit.

Në moshën 54-vjeçare ajo na kujtoi se ende duket fenomenale dhe në top formë.

Pas super albumit të vitit të kaluar, por edhe pamundësisë për të bërë një turne të madh botëror për shkak të pandemisë së koronavirusit, Minogue vendosi të kthehej në Australi pas 30 vitesh jetese në Britaninë e Madhe.

Përpara se të bënte një lëvizje tjetër të madhe në jetën e saj, Kylie vendosi t'i kalonte pushimet në detin Egje - më saktë në Athinë.

Minog ishte në shoqërinë e një burri të panjohur, i cili po notonte, notonte dhe bënte banja dielli në plazh me të. 

Image

Ajo kishte veshur një rroba banje një copë të zezë që i vinin ne pah format e saj perfekte.

Krijuesja e hiteve, e cila ka tronditur skenën e estradës në tridhjetë vitet e fundit, në një intervistë për radion “BBC2” ka deklaruar se po kthehet në Melburn për të qenë më pranë familjes, por se nuk do të jetë e huaj dhe se ajo do të vizitojë shpesh Britaninë.

Image


(Kosova Sot Online)