Lexoni edhe:
Vjen “Balerina”, albumi i parë i Rina Balaj
Fustani që këngëtarja Amy Winehouse veshi në performancën e fundit është shitur me një çmim marramendës. Bëhet fjalë për fustanin e shkurtër, që e ndjera veshi gjatë koncertit të saj në 2011-ën, i cili arriti vlerën e 243,200 dollarëve në ankand gjatë fundjavës.
Fustani, i cili u dizenjua nga stilistja e Winehouse, Naomi Parry, fillimisht pritej të shitej midis çmimit 15,000 dhe 17,000 dollarë, shkruan “Sky News”.
Vjen “Balerina”, albumi i parë i Rina BalajLexoni edhe:
Artistja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare nga helmimi me alkool. Më shumë se 800 fustane, këpucë dhe bizhuteri të këngëtares britanike, të cilat ajo i veshi gjatë karrierës së saj, janë shitur për rreth 4 milionë dollarë.
Pas vdekjes së Winehouse, objektet e saj personale u ruajtën dhe nuk u zbuluan deri në janar të 2020-ës, kur familja e saj vendosi t’i nxjerrë në ankand.
Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse, një organizatë që ndihmon të rinjtë që luftojnë me varësinë nga alkooli dhe lëndët narkotike.
(Kosova Sot Online)