Adele ndalon koncertin pasi një fansi i bie të fikët

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 15:10
Adele ndalon koncertin pasi një fansi i bie të fikët

Tragjedia që ndodhi në Festivalin e Muzikës Astroworld, ku për pasojë humbën jetën 8 persona dhe disa të tjerë u plagosën ka shkaktuar reagime të shumta. Ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje, duke përfshirë sigurinë e fansave në koncerte të tilla.

Shumë njerëz besojnë se këto situata të rënda mund të parandalohen ndërsa kanë ndarë shembuj të artistëve të tjerë që kanë pasur të bëjnë me ngjarje të tilla. Një shembull i tillë ishte në një koncert të Adele, ndërsa këngëtarja britanike po performonte një nga hitet e saj më të mëdha, ‘Rolling in the Deep’.

Në videon e shkurtër, e cila është shikuar më shumë se 17.3 milionë herë, Adele ndaloi muzikantët dhe performancën duke thënë: “Stop, stop, stop – dikujt i ra të fikët përsëri. Më falni, mjek..”, dëgjohet duke thënë artistja me famë botërore.

(Kosova Sot Online)