E la Top Channel pas 15 viteve, Luana merr ofertë marramendëse nga një media tjetër

  • G.G /
  • 09 November 2021 - 15:13
E la Top Channel pas 15 viteve, Luana merr ofertë marramendëse nga një media tjetër

Luana Vjollca është padyshim nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe prezantuesja më e ndjekur në rrjetet sociale me mbi 2 milion ndjekës.

Lajmi se braktisi ‘’Top Channel’’ pas 15 viteve bashkëpunim bëri bujë të madhe në median rozë.

Bukuroshja përmes një letre të hapur tha se po punon rreth disa projekteve të reja duke mos zbuluar nëse do të bëhet pjesë e ndonjë televizioni tjetër.

Express Rozë mëson se ftesat për bashkëpunim me Luanën tashmë kanë arritur nga disa media të njohura në Shqipëri ndërsa nga burimet e sigurta mësohet se një nga televizionet më të vogla i ka bërë ofertë marramendëse me shumën prej 20 mijë euro në muaj vetëm për moderimin për të marrë të drejtën e transmetimit të programit të saj.

Mësohet se po ashtu prezantuesja po shqyrton ofertat e mbërritura menjëherë pas largimit nga Top Channel edhe nga televizionet në Kosovë dhe besohet se shumë shpejt do të mësojmë logon nën të cilën do të shfaqet në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)