Lady Gaga tregon se kishte veshur një fustan antiplumb

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 15:46
Lady Gaga tregon se kishte veshur një fustan antiplumb

Lady Gaga ka zbuluar se ajo kishte veshur një fustan antiplumb, gjatë shfaqjes së saj në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2020.

Këtë e tha ajo gjatë një interviste për Vogue britanike.

Performancën në inaugurimin e 59-të presidencial, Gaga e quajti si një nga ditët më krenare të gjithë jetës së saj, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ajo zbuloi se fustani mahnitës me ngjyrë blu dhe i kuq që kishte veshur nga Schiaparelli, ishte i hekurt.

Gaga u ngjit në skenë në inaugurim dhe këndoi pak para se të betohej nënpresidentja Kamala Harris.

Image


(Kosova Sot Online)