Drake nuk e harron dot atë që ndodhi në koncertin e Travis Scott: Kam ditë që mendoj për tragjedinë

  • G.G /
  • 10 November 2021 - 13:47
Drake nuk e harron dot atë që ndodhi në koncertin e Travis Scott: Kam ditë që mendoj për tragjedinë

Reperi Drake u deklarua pas festivalit në Hjuston dhe koncertit të Travis Scott, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe ku ai ishte i ftuar.

“Kam kaluar ditët e fundit duke menduar për këtë tragjedi. Unë e urrej të shpreh emocione si trishtimi në rrjete sociale, por e gjeta veten këtu. Zemra ime është thyer për shkak të atyre që kanë humbur jetën dhe të gjithë atyre që vuajnë. Unë do të lutem për të gjithë ata dhe do të ndihmoj me aq sa mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë”, ka shkruar Drake në profilin e tij në Instagram.

Fansa të shumtë kanë kontaktuar me reperin në komente dhe me emoticon zemre dhe janë shprehur se ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme dhe se edhe ata janë duke u lutur për të ndjerët.

Meqë ra fjala, një nga personat që ishin në festival paditi Travisin dhe Drake-n për më shumë se një milion dollarë, duke pretenduar se reperët nxitën turmën në një rrëmujë, raporton Guardian.

Christian Paredes nga Teksasi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga rrëmuja, akuzoi reperët për neglizhencë.

(Kosova Sot Online)