Anxhela Peristeri i përgjigjet Mentor Hazirit: Të gjithë kemi pasur dështime në karrierë, po s’kemi fajësuar kombin

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 15:00
Anxhela Peristeri i përgjigjet Mentor Hazirit: Të gjithë kemi pasur dështime në karrierë, po s’kemi fajësuar kombin

Anxhela Peristeri ka reaguar ndaj akuzave të Mentor Hazirit pasi nuk u pranua në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Anxhela ka komentuar në statusin e tij duke thënë se është fituesja në fuqi e festivalit por dhe ajo dikur nuk ka arritur të kalojë në finale. Këngëtarja vë në dukje gjithashtu se pavarësisht gjithçkaje, nuk duhet fajësuar kombi shqiptar.

“Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karrierë por nuk kemi fajësuar kombe. Të këshilloj ta kërkosh gabimin te vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja në fuqi e atij festivali siç e quan ti “të korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as në finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye!“, ka shkruar ajo.

Ky koment ka sjellë një sërë replikash mes tyre.

Image
Image

(Kosova Sot Online)