Sot vjen bashkëpunimi i shumëpritur dhe Don Xhoni ka diçka për të thënë

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 08:00
Sot vjen bashkëpunimi i shumëpritur dhe Don Xhoni ka diçka për të thënë

Bashkëpunimet mes repereve femra me meshkuj po bëhen shumë të zakonshme dhe publiku i pëlqen gjithmonë

Dy yje nesër (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri.

Bëhet fjalë për reperët e njohur, Don Xhoni dhe Loredana Zefi, të cilët për herë të parë kanë bashkuar forcat në një këngë të re.

Derisa po vazhdojnë të bëjnë paralajmërimin e këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qenë artisti nga Drenica ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.

“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.

Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’.

Sidoqoftë, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur artistët për fansat e publikun e tyre.

Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, gjersa ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.

Mesa duket artistët preferojnë të japin lajmet e rëndësishme me anë të postimeve të “story” në Instagram.

Fillimisht ka qenë Don Xhoni ai që e ka postuar duke e përmendur atë për ta dhënë ajo vetë datën e publikimit, e cila është 12 nëntor.

(Kosova Sot Online)