I lidhur jashtë “Big Brother”, Kledi shpreh pëlqim për Beatrix Ramosajn

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 15:00
I lidhur jashtë “Big Brother”, Kledi shpreh pëlqim për Beatrix Ramosajn

Mbrëmë, ish-futbollisti, Kledi Hysa, iu dha mundësia të zgjedh njërën nga vajzat për një darkë romantike, pasi ishte zgjedhur i preferuari nga banorët për këtë javë.

Ai zgjodh këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, për të cilën kishte shprehur edhe më herët simpati si person.

Kledi i rrëfeu djemve të shtëpisë interesimin e tij për Beatrixin.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës”- është shprehur ai.

Vetë ai ka treguar pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, ndërsa tashmë po shfaq interes për një femër tjetër pa mbyllur ende marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.

Nga ana tjetër edhe Beatrix është shprehur se do të donte t’i jepte Kledit mundësinë ta njihte.

(Kosova Sot Online)