Ka një arsye pse Adelina Tahiri nuk i shet rrobat dhe aksesorët që nuk i përdor më

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 21:57
Ka një arsye pse Adelina Tahiri nuk i shet rrobat dhe aksesorët që nuk i përdor më

Këngëtarja Adelina Tahiri, momentalisht po qëndron në Vjenë.

Së fundmi, ajo realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Një nga ndjekësit e saj, e pyeti se nëse ka menduar ndonjëherë të shesë rrobat që nuk i përdor më, të cilat kushtojnë shumë.

Ajo u përgjigj se nuk do të mund ta bënte sepse ajo lidhet shumë emocionalisht me rrobat dhe aksesorët e saj, edhe me ato që nuk përdor më.

Edhe pse ajo nuk i nxjerr në shitje, këngëtarja tha se shumë nga gjërat e saj u’a fal njerëzve të saj t afërt.

“Ndoshta gabim! Nuk i shes! Sepse lidhem emocionalisht! Fal pafund njerëzve të afërt! Po nuk i shes”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)