Kishte tre vite pa e parë, momenti emocionues kur Semi takon babain në Big Brother Vip

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 10:57
Kishte tre vite pa e parë, momenti emocionues kur Semi takon babain në Big Brother Vip

Spektakli i mbrëmjes së sotme në Big Brother Vip është shoqëruar me një surprizë mjaft emocionuese për Semin. Ajo ka takuar babain e saj pas tre vitesh, pasi ai është zhvendosur në Kanada, ku jeton dhe punon.

Këngëtarja e ka përqafuar e lumtur të atin, ndërsa të gjithë banorët janë shfaqur të përlotur.

Semi fillimisht shkoi tek Dhoma e Rrëfimit, ku mori një telefonatë nga babai i saj, pa e ditur se ai po e priste Brenda shtëpisë. Ajo tha e përlotur se e kishte marrë malli për të atin.

Kujtojmë që gjatë emisionit të kaluar Semi u pajtua me Fifin dhe vajzat sqaruan keqkuptimet mes tyre. Ato i kërkuan falje njëra-tjetrës, ndërsa Fifi u shpreh se u ndje mirë që puntata ishte hapur me ato të dyja, pasi gjërat duheshin sqaruar.

“Jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.

(Kosova Sot Online)