Hajrush Behluli&Shkurte Fejza bëhen gjyshër: Dielli solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona

  • A.P /
  • 13 November 2021 - 15:13
Hajrush Behluli&Shkurte Fejza bëhen gjyshër: Dielli solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona

Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër, me këto fjalë, opinionisti Hajrush Behluli ka njoftuar se ai dhe këngëtarja e njohur Shkurte Fejza u bën gjyshër, pasi këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka lindur mbrëmë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja e ka pagëzuar djalin me emrin Diell.


“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.  Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar Behluli në llogarinë e tij sociale në Facebook.

Image


(Kosova Sot Online)