U nda pas sherrit me vjehrrën, këngëtari i njohur kërkon të rikthehet me modelen e famshme

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 17:06
U nda pas sherrit me vjehrrën, këngëtari i njohur kërkon të rikthehet me modelen e famshme

Në vazhdën e konfrontimit me Zayn Malik në shtator, Yolanda Hadid po i kërkon vajzës së saj, Gigi Hadid të ndërpresë të gjitha lidhjet me ish-in e saj toksik. Gigi u nda me Malik pasi ky i fundit u përfshi në një sherr me Yolandën pak javë më parë. Por ish anëtari i One Direction kërkon me dëshpërim që modelja, me të cilën ka dhe një vajzë 13 muajshe, t’i japë një tjetër shans lidhjes së tyre 6 vjeçare.

Burime pranë tyre janë shprehur për revistën OK se: “Ai ka qenë duke lutur dhe qarë në telefon, dhe këmbëngul se ishte një incident i izoluar. Gigi është e mërzitur dhe e tronditur, por beson se i vjen keq, gjë që e ka tmerruar Yolandën se do të kthehen përsëri.” Por e ëma e modeles pretendon se Zayn është një person me të cilin Gigi nuk duhet të ishte përfshirë kurrë që në fillim.

Pavarësisht dëshirës së nënës së saj për ta larguar përgjithmonë këngëtarin nga familja e tyre, supermodelja e ka bërë të qartë se ai do të jetë pjesë e jetës së vajzës së tyre. “Gigi do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që [ajo dhe Malik] të jenë bashkëprindër në një mënyrë civile,” tha një burim i brendshëm.


(Kosova Sot Online)