“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 08:50
“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

Ata janë së bashku për më shumë se një dekadë dhe një nga çiftet më të admiruara shqiptare.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur,  Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, të cilët tanimë e kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, krijuesit e hitit “Duamë” kanë ndarë disa momente intime bashkë me ndjekësit e tyre.

Në fotografitë që ka publikuar Cani, çifti shfaqen duke shkëmbyer puthje në një prapaskenë të mrekullueshme.

“Zemër përmbi zemër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Albani në anën tjetër ka publikuar një foto pranë bashkëshortes duke i dhuruar një puthje në ballë, gjersa shtoi: “Në kohë të mira e të vështira”.

(Kosova Sot Online)