Mihrije Braha sot feston ditëlindjen/Kështu e urojnë Naimi&Platori

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 15:03
Mihrije Braha sot feston ditëlindjen/Kështu e urojnë Naimi&Platori

Dita e Hënë për yllin e estradës shqiptare Mihrije Braha, është ditë feste, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot këngëtarja feston ditëlindjen më në formë se kurrë dhe mbush 54 pranvera.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e familjarëve dhe miqve, derisa ka spikatur urimi i bashkëshortit të saj, këngëtarit Naim Abazi, i cili e ka uruar me fjalët më të ëmbëla...


‘E dashur Mihrije , e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë , je përmbajtja je dashuria je shtylla , je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale , as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen ! Platori & Naimi’, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në ‘Facebook’.

Image

(Kosova Sot Online)