Flor Mumajesi baba për herë të parë? Ja fotoja që ngriti dyshimet e para

  • G.G /
  • 15 November 2021 - 15:35
Flor Mumajesi baba për herë të parë? Ja fotoja që ngriti dyshimet e para

Këngëtari Flor Mumajesi është munduar që jetën e tij private ta ruajë gjithmonë në mënyrë hermetike. Por një postim që ka bërë së fundmi në rrjete sociale ka ngritur dyshimet se mund të bëhet baba për herë të parë shumë shpejt.

Artisti ndau me të gjithë ndjekësit e tij në Instastory foton e një foshnjeje  shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe. Kaq mjaftoi që fansat e tekstshkruesit të nisnin aludimet se Flori po bëhet baba për herë të parë.

Deri më tani, Mumajesi nuk ka bërë publike asnjë partnere. Vite më parë, ai ka qenë në një lidhje me këngëtaren Soni Malaj. Por aktualisht, dyshja ruajnë një raport miqësor. Madje ai i shkroi Sonit edhe tekstin e këngës me të cilën u prezantua tek “Kënga Magjike” disa muaj më parë, të titulluar “Versioni im”.

Nga ana tjetër, në rrjete sociale qarkulluan thashethemet se Soni po përjetonte një krizë në marrëdhënien e saj me të fejuarin, Klevin. Soni dhe Klevi u përpoqën që ta mbanin të fshehtë lidhjen në fillimet e tyre. Fotot e para të çiftit të shkrepura nga paparazzi i “Panorama Plus”, ishin në sallën e “Universitetit të Arteve”, ku ndodheshin bashkë për të ndjekur aktorin Gazmend Paja në monodramën “Legjenda e Pianistit”.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes që çoi edhe në prishjen e planeve për të ardhmen, siç ishte krijimi i një familjeje të konsoliduar dhe tradicionale.

(Kosova Sot Online)