Granitin e paskemi njohur që 8 vite më parë në klipin e Orinda Hutës

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 11:34
Granitin e paskemi njohur që 8 vite më parë në klipin e Orinda Hutës

Nëse tani e njihni Granitin si një banorët më të diskutuar të edicionit të parë Big Brother VIP, duhet thënë që ai dikur ka qenë pjesë e një prej klipeve më të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për këngën e Orinda Huta “Ti amo” që daton rreth 7-8 vite më parë. Këtë detaj e ka zbuluar gazetari Ervin Kurti, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, ku ka treguar se e ka njohur modelin 7-8 vjet më parë. Ervini tregon që ishte ai që e solli në Tiranë, për ta bërë pjesë të klipit të Orindës. Graniti mezi njihet në këtë video pa mjekër, me stil krejt tjetër dhe ca më i ri.

(Kosova Sot Online)