Graniti shokon me deklaratën për Fifin: "I nejta afër një njeriu me probleme mentale"

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 22:45
Graniti shokon me deklaratën për Fifin:

Ka nisur spektakli i Big Brother VIP Albania, ku qysh në fillim Graniti ka lëshuar disa deklarata të forta për Fifin.

Banori i cili la shtëpinë javën e kaluar, ka thënë se ai zgjodhi t’i qëndronte afër një banoreje që dikur kishte probleme mentale, duke iu referuar këngëtares.

Ai tha se e ka sakrifikuar vetën për Fifin.

“Graniti është kritikuar, por ai zgjodhi t’i qëndronte afër një personi që dikur ka pasur probleme mentale, ku edhe e kemi parë që asaj i ka dalur gjak nga hundët dhe goja”, ishte deklarata e Granitit.

Derisa ai u shpreh se gëzohet që po e sheh tani Fifin të lumtur dhe që do të vazhdojë ta mbështesë atë.

(Kosova Sot Online)