7 vite pa Dr. Florin, shoku i tij i ngushtë e kujton me fjalët e ndjera

  • G.G /
  • 17 November 2021 - 12:03
7 vite pa Dr. Florin, shoku i tij i ngushtë e kujton me fjalët e ndjera

Ditën e sotme bëhet plot 7 vite që kur Dr Flori u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh te miqtë e familjarët, por edhe në muzikë.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, nuk mund të mos e kujtonte edhe miku i tij, Roland Hysi. Landi ka ndarë një foto të West Side Family ku shkruan:

“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie!

#DrFlori 17 nëntor 2014”, shkruan Landi Hysi.

Kujtojmë që pak kohë më parë Aurela Gaçe dhe Stine sollën një bashkëpunim pjesë e të cilit është edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët, të ftuar pak kohë më parë në emisionin “Wake Up”.

Këngët e Dr. Florit vazhdojnë të mbeten hite. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si: Mesazh, Kena Lind Për Qef.

(Kosova Sot Online)