Travis Scott nuk po e merr veten pas vdekjeve në koncertin e tij!
Deri tani janë të paktën dhjetë persona që humbën jetën dhe shumë e shumë të tjerë ende në spital prej situatës të pashpjegueshme që u krijua gjatë koncertit në “Astroworld Festival” në Hjuston.
Që nga ajo ditë, reperi i njohur Travis Scott nuk e ka marrë akoma veten emocionalisht, të paktën kështu thonë burime të afërta pranë tij. Mbështetja kryesore është Kylie Jenner e cila po e mbështet shumë.
“Gjatë gjithë hetimit, Scott ka qenë në një gjendje ‘shoku’, ndërkohë mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të pasur komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti. Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që kur e sheh atë në këtë gjendje teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë”, janë shprehur burimet.
Pak ditë më parë është shënuar edhe viktima më e re në moshë nga tragjedia e festivalit “Astroworld”, Djali 9-vjeçar ishte në gjendje kome për shkak se u shkel me këmbë gjatë lëvizjeve të turmës.
(Kosova Sot Online)