'Jam rritur jetim me prindërit gjallë', konkurrenti i ‘Përputhen’ habit me deklaratën e tij

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 09:36
'Jam rritur jetim me prindërit gjallë', konkurrenti i ‘Përputhen’ habit me deklaratën e tij

Në takimin me Efin, Samiu ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se është rritur jetim, pavarësisht se ka pasur prindër e familje.

Për këtë i referohet faktit se ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, pavarësisht se ka pasur apo jo mbështetjen e familjes.

Në studio zbuloi se që prej moshën 16 vjeçare është vetëm dhe ia ka dalë.

Samiu: Kam pasur prind e të gjithë, por jam rritur jetim. Kam bërë gjithmonë çfarë kam dashur. Kjo i bie të kesh prind e të rritesh jetim. Më kanë dhënë përkrahje apo jo, unë e kam ndjekur rrugën time. Jam këtu për të gjetur dikë që më përshtatet ose është pak a shumë si unë.

Efi: Pse thua kështu?

Samiu: Ti jeton me familjen apo vetëm?

Efi: Po. Kam dhe një vëlla. Jetojmë të katërt bashkë. Je dashuruar ndonjëherë?

Samiu: Po, 15 vjeç.

(Kosova Sot Online)