“O Zot”, Morena shpërthen në lot, veprimi i nënës së shoqes së saj e bën të qajë

  • G.G /
  • 18 November 2021 - 10:17
“O Zot”, Morena shpërthen në lot, veprimi i nënës së shoqes së saj e bën të qajë

Këngëtarja, Morena Taraku, shpeshherë me anë të postimeve në rrjete sociale e kujton nënën e saj të ndjerë.

Së fundmi, ajo ka treguar në rrjetin social “Instagram” se veprimi i nënës së shoqes saj e ka bërë të qaj.

“Nuk kisha ndegju kohe te gjate erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vën qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk e kisha nuhatur ere të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… me dolën lot”, ka shkruar Morena Taraku.

Madje, ajo ka shkruar se nuk e di arsyen se pse vendosi të ndaj këtë histori me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

“Po qaja si fëmijë s’me kishte ndodhur kurrë.. se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nenat sepse janë bota njerzimit.. Gjitha nenat e botes meritojnë dashuri pa fund”, ka përfunduar këngëtarja.

(Kosova Sot Online)