Aktori i njohur turk rrezikon deri në katër vjet burgim

  • G.G /
  • 18 November 2021 - 10:37
Aktori i njohur turk rrezikon deri në katër vjet burgim

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar, rrezikon deri në katër vite burgim.

Sipas mediave turke, ai mund të dënohet për fyerje ndaj 4 kolegëve të serialit. Incidenti për të cilin mund të dënohet aktori ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të serialit “Kurulus Osman”.

Në deklaratën e dorëzuar në gjykatë, thuhet se aktori në mes të xhirimeve ka nisur të ofendojë kolegët dhe t’i thërrasë me emra nënçmues, gjë që mund të konfirmohet nga disa dëshmitarë.

Megjithatë, aktori i njohur turk ka mohuar të gjitha akuzat.

(Kosova Sot Online)