U përfol për lidhje dashurie me Flori Mumajesin! Fifi befason me deklaratën e fundit

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 14:00
U përfol për lidhje dashurie me Flori Mumajesin! Fifi befason me deklaratën e fundit

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi është duke qëndruar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” tash e një muaj.

Si banore e shtëpisë, Fifi shumë shpesh ka zbuluar gjëra për jetën e saj personale dhe profesionale.

Së fundi, në një bisedë me Monikën dhe Arjolën ajo ka treguar për një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Fifi ka treguar se ka 2 vite që kjo këngë është e përfunduar edhe me klip por kënga nuk është publikuar sepse ajo “ka 100 kile tek ai klip” dhe ka befasuar teksa ka treguar se Flori shqetësohet se mos ajo duket keq.

Ndryshe, kohë më parë Fifi dhe Flori ishin shumë të përfolur në medie duke u aluduar se mes tyre kishte filluar një romancë.

Kjo është mohuar nga Fifi dhe duke se dyshja gëzojnë vetëm një miqësi./Blic/

Shiko videon:

(Kosova Sot Online)