“Osmani” i famshëm rrezikon deri në katër vjet burg

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 14:40
“Osmani” i famshëm rrezikon deri në katër vjet burg

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar, rrezikon deri në katër vite burg.

Sipas mediave turke, ai paditur dhe mund të dënohet për fyerje nga 4 punonjës të serialit. Nëse akuzohet, sipas Gjykatës së Tretë të Qarkut Beikoz në Stamboll.

Incidenti për të cilin mund të dënohet aktori ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të serialit “Kurulus Osman”.

Në deklaratën e dorëzuar në gjykatë, thuhet se aktori në mes të xhirimeve ka nisur të ofendojë kolegët dhe t’i thërrase me emra nënçmues, gjë që mund të konfirmohet nga disa dëshmitarë.

Megjithatë, aktori i njohur turk ka mohuar të gjitha akuzat.


(Kosova Sot Online)