Dasma mund të jetë më afër nga ç’pritej, Sara e Ledrit ndan detaje

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 16:44
Dasma mund të jetë më afër nga ç’pritej, Sara e Ledrit ndan detaje

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të Poem Blu, por ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë në martesë. Pak kohë më parë, Sara tregoi se ishin në dilemë nëse do të bënin një ceremoni të madhe apo private.

 

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh është që deri tani nuk e kemi vendosur a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe apo të vogël, private, modeste, siç e dua unë”, ka treguar Sara. Megjithëse, nuk tregoi ndonjë datë specifike, së fundmi Sara ka shtuar dyshimet se dasma është më afër se sa mendonim.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instastory, ku shihet në një ambient me fustane nusërie. Krahas fotove ajo ka bërë tag dhe stilisten e njohur nga Kosova, Drenusha Xharra. Nuk dihet nëse ka qenë thjesht një rastësi apo Sara dhe Ledri kanë nisur përgatitjet për të kurorëzuar dashurinë në martesë.


(Kosova Sot Online)