Rita Ora rrëmbeu çmimin prestigjoz, ja detaji me të cilin shfaqi origjinën e saj

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 12:12
Rita Ora rrëmbeu çmimin prestigjoz, ja detaji me të cilin shfaqi origjinën e saj

Rita Ora asnjëherë nuk ngurron të shfaqë origjinën e saj shqiptare me krenari.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester. Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

Kujtojmë se Rita Ora jo pak herë ka promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, madje në klipin “Big” të këtij viti, ajo u shfaq me një veshje të modifikuar kombëtare.

(Kosova Sot Online)