'Nuk doja të kisha fëmijë!'/ George Clooney zbulon arsyen pse vendosi të bëhej baba

  • G.G /
  • 20 November 2021 - 13:09
'Nuk doja të kisha fëmijë!'/ George Clooney zbulon arsyen pse vendosi të bëhej baba

Aktori George Clooney ka treguar së fundmi arsyen pse ndryshoi mendim dhe vendosi të bëhej baba.

Në një episod të ri të “WTF” me podkastin e Marc Maron, artisti tregoi çfarë e bëri të merrte këtë hap të rëndësishëm me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.

George jo vetëm që u bë baba, por mirëpriti në jetë dy binjakë, shkruan “People”. Por si e priti ai këtë lajm?

“Dëgjo, nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe më pas, kjo qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë çmendurisht në dashuri. Atëherë e kuptova që në momentin që e takova se gjithçka do të ishte ndryshe,“- tha aktori.

Clooney kujtoi gjithashtu bisedën e parë që pati me Amal-in për lindjen e fëmijëve.

“Amal më tha gjatë një shëtitjeje në natyrë: ‘Ne jemi jashtëzakonisht me fat’. Dhe unë i thashë: ‘Po, ne jemi me fat që gjetëm njëri-tjetrin.’ Pastaj ajo tha: ‘Duket se fati duhet të ndahet me disa njerëz të tjerë’,”- tregoi Clooney.

Vendimi përfundimtar për të pasur fëmijë ishte një vendim domethënës për aktorin.

“Më duhet të them se ishte shumë emocionuese, sepse vërtet isha i bindur se të qenit baba nuk ishte diçka që më përkiste mua dhe isha rehat me këtë gjë”,- tha ai.

Binjakët Ella dhe Alexander erdhën në jetë në vitin 2017. Në intervistë, aktori tha se ishte i shokuar nga lajmi që është bërë baba i binjakëve, por edhe motra e Amal lindi po ashtu binjakë.

(Kosova Sot Online)