Melinda Ademi publikon momentin prekës me të nënën e ndjerë

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 09:44
Melinda Ademi publikon momentin prekës me të nënën e ndjerë

Melinda Ademi festoi dje ditëlindjen. Për të festuar përvjetorin e 26-të, reperja udhëtoi drejt Stambollit, ku shijoi dhe një darkë romantike pranë Urës së Bosforit. Ajo është treguar shumë hermetike duke mos zbuluar se me kë shoqërohej.

Së fundmi, ajo ka kujtuar dhe të ëmën e saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë nga kanceri. Ajo ka ndarë një video kur ka qenë vetëm një vjeç dhe nëna e saj e mban në krahë. “Faleminderit që më dhe jetën mami, Të dua dhe më mungon. Për ty qëndroj e fortë”, shkruan ajo.

Image


(Kosova Sot Online)