Dua Lipa me tri nominime në “American Music Awards”

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 17:12
Dua Lipa me tri nominime në “American Music Awards”

Sonte në Los Anxhelos, do të zhvillohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve muzikore “American Music Awards”.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është nominuar në tri kategori të çmimeve në AMA, të cilat janë bërë publike në fund të muajit tetor.

Sipas njoftimit të AMA-s, ajo është nominuar në kategoritë “Favourite Female Pop Artist”, “Favourite Pop Album” për albumin “Future Nostalgia” dhe “Favourite Pop Song” për këngën “Levitating”.

Në të tri kategoritë, 25-vjeçarja garon me emrat e mëdhënj të muzikës si Taylor Swift, Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

Ndërkohë, këtë vit artistja me më së shumti nominime në AMA është Olivia Rodrigo, me gjithsej shtatë nominime, përfshirë edhe kategorinë për “Artistin e vitit” dhe “Artisti i ri i këtij viti”.


(Kosova Sot Online)