“S’po du o vlla, qitëm prej shpisë, i marr teshat e iki”, Dj Pm befason me deklaratën për Sarën

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 10:48
“S’po du o vlla, qitëm prej shpisë, i marr teshat e iki”, Dj Pm befason me deklaratën për Sarën

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, u zhvillua një lojë me debate, teksa gjatë debatit në shtëpi arriti një zarf i bardhë.

Zarfi i bardh nga “Vëllai i madh” ishte për një darkë të veçantë e përgatitur për dy prej banorëve.

Banorët në unanim do duhet të vendosnin për emrin e një djali dhe një vajze që do ta shijonin këtë surprizë.

Ata propozuan emrin e Sarës dhe Pajtimit por ky i fundit e refuzoi i revoltuar.

“Nuk pranoj absolotisht. Nëse këmbëngulni do marr valixhet do iki”, tha ai.

Edhe pas një ftese më zyrtare nga vetë Sarah ai insistoi se nuk dëshiron të konsumojë një darkë me të.

(Kosova Sot Online)